Kurti duhet të thotë “Bismilah” dhe të mos ia puthë dorën Tërnavës

Sylejman Çerkezi, ish-kandidati për deputet në zgjedhjet e 14 shkurtit, ka thënë se Albin Kurti, kryeministri i Kosovës, duhet të thotë “Bismilah” dhe të mos ia puth dorën Naim Tërnavës, drejtuesit të Bashkisë Islame të Kosovës, duke shtuar se për këtë ky i fundit nuk e lejon të parin e shtetit pasi ia ndalon feja.

Çerkezi e ka thënë këtë me anë të një postimi në rrjetin social Facebook, ku ka shkruar se akademia, qeveria dhe kisha janë truri, trupi dhe shpirti i Serbisë. Ai ka pyetur se ku është “kisha” në Kosovë apo siç tha ai “aspekti shpirtëror se po t’i themi xhami plas debati”.

Reagimi i Çerkezit që është nga Lëvizja për Drejtësi erdhi pas takimit të së mërkurës mes kreut të ekzekutivit, Albin Kurti dhe atij të BIK-ut, Naim Tërnava.

Më poshtë postimi i tij i plotë:

Historikisht Serbia është mbështetur në tri shtylla të forta;

1. Akademia, (truri i Serbisë)ku kanë bërë projektet për shtrirje, lufta, kuptim……
2. Qeveria (trupi) si zbatuese e këtyre projekteve,
3. Kisha (shpirti) si bekim i këtyre dy të parave, andaj edhe presidentët e saj para çdo pune të madhe ia puthin dorën kryesuesit shpirtëror.

Natyrshëm këto janë edhe komponentet që përbëjnë njeriun ose shoqëritë, pra; mendje, trup shpirt. Në rastin tonë ku e kemi akademinë dhe cilat janë mendimet e tyre për të ardhmen e këtij populli (?). Ku është “kisha”, aspekti shpirtëror se po ti themi xhami plas debati.

Kurse sa i përket qeverive, trupit dhe politikave ditorë jemi të parët. Neve trupi, udhëheq edhe mendjen edhe shpirtin ku do duhej të ishe e kundërta. Albin, bëj ‘Bismilah’ e mos ia puth dorën Naim Tërnavës se ashtu kështu nuk të lejon se ia ndalon feja (në kuptimin figurativ), mbështetju Zotit dhe kërko drejtësi.