Kurti në samitin e Vjenës: Të hiqen vizat për Kosovën

Nën organizimin e kancelarit austriak, Sebastian Kurz, sot u mbajt samiti i gjashtë shteteve të Ballkanit Perëndimor.

Pjesë e këtij samiti ishte edhe kryeministri i Kosovës, Albin Kurti.
Në fjalën e tij Kurti ka theksuar se Kosova po e menaxhon mirë e me sukses pandeminë Covid-19.

“Mesatarisht kemi më pak se një person të in f ektuar në ditë për 100 mijë banorë dhe më pak se 10 raste aktive në 100 mijë banorë. Bashkimi Evropian do të duhej ta vendos Kosovën në mesin e shteteve të udhëtimit të sigurt lidhur me pand e minë”, ka deklaruar Kurti.

Ai ka shtuar se Kosova “me qeverisjen e mirë dhe demokratike” ka nisur reformat në drejtësi dhe ekonomi
Besimi qytetar në institucione është shumë i lartë. Krahasuar me vitin e kaluar eksportet i kemi rritur për 66%, aktivitetin ekonomik (qarkullimin) për 15%, kurse të hyrat buxhetore për 30%. Kemi nevojë për më shumë investime, dhe kompanitë austriake janë të mirëseardhura e të dëshiruara”, ka thënë ai.

Sipas Kurtit, “Kosova dhe Serbia të bëjnë një deklaratë të përbashkët të paqes me zotim për mos-su lmim, Serbia ta njohë pav arësinë e Kosovës dhe të ballafaqohet me të kaluarën, si dhe Kosova e Serbia të zbatojnë reciprocitetin sa i përket të drejtave të pakicave”.

“Të hiqen vizat për Kosovën në mënyrë që qytetarët tanë të udhëtojnë lirshëm në vendet e BE-së, kurse gjashtë shtetet e Ballkanit Perëndimor të kalojnë nga CEFTA në SEFTA (Marrëveshja Evropiane për Tregti të Lirë me Evropën Juglindore) sipas shembullit të EFTA-EEA, pra siç e kanë Lihtenshtajni, Norvegjia e Islanda me BE-në”, ka thënë Kurti.