Kush do të jetë në qeverinë e re në shtator? Nano tregon detajet, çuditet nga lëvizja e papritur e kryeministrit Rama

Analisti Mustafa Nano e ka cilësuar të çudi tshme idenë e kryeministrit Edi Rama për të përfshirë në kabinetin e ri qeveritarë tek nicienë nga Diaspora që mund të punojnë dhe online.

Nano tha se këta eks pertë që mund të marrin ven dime pa e parë nga afër situatën, nuk është serioze.

“Edi Rama sh quhet për qasjen e tij eks perimentale. Është ide e çuditshme, por ndoshta është ins piruar nga situata e C o.v .id, por nuk e di çfarë ka pasur në mendje dhe nuk e di se çfarë postesh do të mbulojnë. Nëse do mbulojnë poste të rëndësishme mua nuk më duket serioze.

Këto janë re forma që duhen bërë dhe duhet të flitet me op ozitën për të bërë një administratë meritokratike dhe jo për ta ndarë atë. Një nga dramat e jetës politike në Shqipëri është nëse ndërrohet sistemi ndërrohet edhe administrata. Administrata nuk duhet të preket nga tranzic ioni i ndërrimit të pushtetit”, – tha Nano, i ftuar në studion e lajmeve të MCN TV.