Kush është Kosovarja që po kandidon për deputete në Parlamentin e Gjermanisë?!

Dafina Berisha është shqiptarja e parë me prindër nga Kosova, e cila kandidon në zgjedhjet parlamentare që pritet të mbahen më 26 shtator për një vend në Parlamentin e Gjermanisë, të njohur si Bundestag.

Lajmi e ka bërë të ditur ambasadori i Kosovës në Gjermani, Beqë Cufaj.

“Dafina Berisha ishte sot për vizitë në Ambasadë. Shqiptarja e parë me prindër nga Kosova që kandidon për zgjedhjet në Bundestagun e Gjermanisë më 26 shtator 2021! Suksese Dafina!”, ka shkruar Cufaj.

Ajo është pjesë e listës së Partisë Socialdemokrate të Gjermanisë (SPD) për Landin e Hamburgut.