Ky detaj u mbajtë i fshehtë, Albini “përpIaset” me Ramën, ja për çfarë nuk u pajtua në Samitin e Berlinit

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti në fjalën e tij gjatë Samitit të Berlinit deklaroi se “për Kosovën, BE fillon në shtëpi” dhe se e shohin procesin e integrimit jo si një proces “të zhvendosjes në BE”, por “si një proces reformash ku edhe ata të larguar për mundësi më të mira ekonomike, do të ktheheshin”.

Por, për z. Kurti përveç detyrave të shtëpisë që duhet të plotësojnë vendet e Ballkanit Perëndimor edhe “BE duhet të bëjë të vetat duke i mbajtur premtimet”.

Sipas tij, Procesi i Berlinit u krijua në sfondin e sfidave gjeopolitike dhe pasigurive në rajon, por për fat të keq tha se “shtatë vjet më vonë situata nuk ka ndryshuar shumë”.

Ndaj sipas z. Kurti kjo shtron nevojën për veprime të guximshme si nga BE ashtu edhe nga Ballkani Perëndimor për përshpejtuar reformat.

Kryeministri i Kosovës tha se vendi i tij “është plotësisht i përkushtuar për bashkëpunim rajonal dhe integrim ekonomik”, por nuk e mbështeti idenë e minishengen që kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama po promovon prej kohësh.

Për z. Kurti zgjidhje do të ishte një Marrëveshje e Tregtisë së Lirë për Evropën Juglindore bazuar në modelin EFTA – EEA që do të lartësonte të gjithë rajonin dhe do të kapërcente pengesat aktuale.

“Ne shpresojmë që Komisioni Evropian do ta konsiderojë seriozisht këtë propozim dhe të fillojë një dialog që do të çonte në rezultate konkrete”, përfundoi z. Kurti.