Ky është fshati i Kosovës që toka punohet vetëm nga gratë (VIDEO)

Ndonëse kohët kanë ndryshuar duket se traditat në fshatrat e ndryshëm ende kanë mbetur të njëjta, shkruan OnAir.

I tillë është edhe rasti i fshatit Mustafet. Si më parë, por edhe në ditët e sotme, gratë e shpenzojnë ditën e tyre duke punuar tokën.

Për “ATV” disa nga gratë e fshatit tregojnë për punën dhe jetesën e tyre.

Shumë prej tyre kanë filluar këtë punë në momentin kur u bënë nuse në këtë fshat.

Pavarësisht se fillimet kanë qenë të vështira për to, ato me kalimin e kohës u mësuan me këtë punë e tashmë flasin plot me dashuri për të.

Në këtë fshat i cili dallohet për bukuri të shumta natyrore, duket se ekziston një frymë harmonie dhe bashkëpunimi.

Kjo gjë nuk e ka ndaluar që dhe ky fshat, si të gjitha zonat e tjera rurale, të përfshihet nga fenomeni i braktisjes.

Shumë banorë janë larguar jashtë shtetit për një jetesë më të mirë.

Kjo është edhe brenga më e madhe e këtyre grave, fakti se fëmijët e tyre janë larg.