Lajm i madh për qytetarët e Kosovës, është për tu gëzuar!

Nga 1 korriku nuk do të ketë tarifa të roamingut në gjashtë shtetet e Ballkanit Perëndimor.

Kjo është bërë e ditur nga ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli, e cila ka marrë pjesë në takimin Ministror të Ballkanit Perëndimor për fushën e TIK-ut, të organizuar nga Këshilli i Bashkëpunimit Rajonal të mbajtur në Podgoricë të Malit të Zi, në format online.

Heqja e roamingut do të bëhet pasi është aprovuar rregullorja e ARKEP-i dhe gatishmëria e operatorëve mobil.

Ministria e Ekonomisë ka njoftuar se në këtë takim është diskutuar rruga drejt përgatitjeve për një udhërrëfyes konkret, të parashikueshëm dhe me afat kohor të caktuar për uljen e ndryshimeve të roamingut mes Bashkimit Evropian dhe Ballkanit Perëndimor.

Ministrja Rizvanolli ka thënë që qëllimi i Qeverisë së Kosovës është jo vetëm ta mundësoj që konsumatorët të përdorin shërbimet, por edhe të rrisin përfshirjen e tyre aktive përmes të qasjes në shërbime, në mënyrë efikase dhe me çmim të përballueshëm. Ajo ka shtuar që përkundër sfidave me të cilat jemi përballur gjatë pandemisë COVID-19, Ministria e Ekonomisë është e gatshme t’i implementojë të gjitha pikat e përfshira në marrëveshje të roamingut.