Lajm i madh vjen për Kosovën nga Kroacia!

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka pra.nuar nga kryeministri i Kroacisë, Andrej Plenkovic, përgjigje në letrën që ia pati dër.guar atij dhe kryeministrave e presidentëve të 56 vendeve të botës.

Në letër, kryeministri Kurti ka shprehur pikë.pamjet e Republikës së Kosovës mbi trashëgiminë kulturore dhe rëndësinë e mbroj.tjes së saj.

Duke iu falënderuar për letrën, kryeministri kroat ka thënë se pajtohet plotësisht që historia kulturore e çdo vendi dhe personifikimet fizike të trashëgimisë së saj kulturore duhet të trajtohen gjithmonë me respektin e duhur dhe të mbrohen në të mirë të shoqërive tona në tërësi.

“Ne i vlerësojmë shumë përpjekjet tuaja për të res.pektuar dhe mbrojtur monumentet e rëndësishme në Kosovë, të cilat janë një pjesë e kësaj sixha.deje të pasur të trashëgimisë kulturore. Të ngrohë zemrën të dish se je i përkushtuar në këto përpjekje. Kon.servimi dhe pasqyrimi vibrant i trashëgimisë kulturore heterogjene të vendit tuaj padyshim që do të sigurojë një pjesë të çmuar të trashëgimisë kulturore globale”, ka shkruar Plenkovic në letrën dre.jtuar Kurtit.

Duke qenë pjesë e operacionit të NATO-s për mbësh.tetjen e paqes në Kosovë, KFOR, kryeministri Plenkovic ka thënë se Kroacia mbetet e vendosur t’i japë pje.sën e saj të duhur kësaj kauze madhështore, e cila mbetet po aq thelbësore për pajtimin, sa është edhe për pa.qen dhe stabilitetin e rajonit.

Në letrën e datës 20 maj 2021, Kryeministri i Re.publikës së Kosovës, Albin Kurti, ua ka konfirmuar liderëve të 56 vendeve të botës (ndër to edhe Serbia) vendos.mërinë e Qeverisë së Kosovës për të mbrojtur trashëgiminë e tërësishme kulturore, e në ve.çanti atë të komuniteteve pakicë, siç janë kishat ortodokse dhe manastiret.

Kryeministri u ka bërë thirrje atyre që të për.krahin Kosovën në rrugën e saj të zhvillimit, siç ka thënë ai, duke e parë trashëgiminë tonë të pasur kul.turore si ndër argumentet më të forta të vlerës së shtuar, që vendi ynë ia sjellë komunitetit botëror të kom.beve, njerëzve e kulturave.