Latifi: Vjosa Osmani do t’i shërbejë Albin Kurtit, i ka borxh!

Profesori universitar Blerim Latifi ka komentuar vendimin e sotëm nga ana e presidentes së Kosovës Vjosa Osmani për të shkarkuar Valdete Dakën nga pozita e kryesueses së KQZ’së. Latifi në Pressing thotë se Osmani i ka borxh kryeministrit Albin Kurti, pasi është zgjedhur me votat e VV’së.

“Mënyra se si e ushtron pushtetin, autoritetin e vetë një president varet shumë nga mënyra se si është zgjedh”, thotë Latifi.

“Nëse është zgjedh nga një proces politik, nëse ka dalë nga një parti politike ajo në mënyrë të pashmangshme gjithë mandatin e vetë ka me ushtru në atë mënyrë që do të kujdeset gjithmonë se si vendimet e saj po reflektohen te partia e cila e ka zgjedh”, theksoi Latifi.

“Vjosa Osmani nuk bën përjashtim nga të tjerët”, tha ai.

“Albin Kurti ka qenë faktori vendimtar që në momentet e fundit i siguroi votat e nevojshme për me zgjedh Osmanin”, theksoi Latifi.

“Unë nuk pres nga një presidente që zgjidhet në këtë mënyrë me qenë presidente neutrale, me qenë presidente mbi palët, me qenë presidente që kur e merr një vendim dëgjon vetëm zërin e Kushtetutës”, tha Latifi.

“Vjosa Osmani është zgjedh presidente prej Vetëvendosjes dhe krejt mandatin e saj ka me i shërbyer VV’së. Nuk kam asnjë dilemë përfshirë këtu vendimin e sotëm”, shtoi ai.