Leni bre burrat, burrat nuk po tlojnë as me hongër suxhuk Peje!

Ka një kohë që këngëtarja Violetë Kukaj i kishte vënë kapakun martesës së saj me ish bashkëshortin e saj, Faikun.

Edhe pse nuk është biseduar shumë kjo punë e artistes shqiptare, por një gjë po dihet edhe pse asnjëherë nuk u konfirmuan zyrtarisht, por u folë, u tha në rrugë e çarshi, u tha se këngëtarja ka marrë dhe fëmijët dhe është larguar nga shtëpia ku kanë jetuar me ish bashkëshortin.

E duket se tashmë ajo ka lënë pas këtë histori të jetës së saj.

Në fotografitë e publikuara së fundmi, Violetë Kukaj shfaqet në formë si asnjëherë tjetër, e madje duket sikur ka shtuar peshë.

Sa i përket muzikës, Kukaj është mjaft aktive ku agjenda e saj është e ngjeshur me koncerte të ndryshme si brenda por edhe jashtë vendit, duke mos munguar as ahengjet familjare.

Vijoletë, besa tani po dukesh shumë mirë, me ta thanë të drejtë tani po dukesh e ëmbël si llokum, po shkëlqen me dukje, me shikim, me qëndrim, me buzëqeshje të artë!

Leni bre burrat, sepse burrat nuk po tlojnë as me u trashë, nuk po tlojnë as suxhuk Peje me ngronë; nuk po lejonë byrek me hongër!E Kur ndahesh, ja fut mirë, i hanë të tana, me ren, gjitha!