Martohu, patjetër. Por të ra gruaja e mirë, do të jesh i lumtur; po të ra e keqe, do të bëhesh filozof.SOKRATI

Sokrati

– Jam më i dituri ndër të gjallët, se e di një gjë, e di se nuk di asgjë.
– Ka vetëm një të mirë: dituria. Dhe vetëm një të keqe: padituria.
– Mos u ngut të zësh miq, por, kur t’i zësh, mos i braktis

– Ai që dëshiron ta ndryshoje botën, fillimisht duhet të ndryshojë veten e tij.
– Për ta gjetur vetveten, mendoni për vetveten.
– Fitimi i emrit përkthehet në përpjekjet për të qenë çka dëshiron.
– Gjithë shpirtrat e njerëzve janë të pavdekshëm, por shpirtrat e të drejtëve janë edhe të pavdekshëm, edhe hyjnorë.

– Lëviz vetë, përpara se të lëvizësh botën.
– Për sa i përket martesës ose beqarisë, vendos vetë, o njeri, por ta dish mirë se ke për t’u penduar.
– Martohu, patjetër. Por të ra gruaja e mirë, do të jesh i lumtur; po të ra e keqe, do të bëhesh filozof.
– I ndershmi mbetet gjithmonë fëmijë.
– Sot fëmijët janë tiranë. Ata kundërshtojnë prindërit, luajnë me bukën e gojës dhe u marrin shpirtin mësuesve të tyre.
– Lehtë mund të falim një fëmijë që ka frikë nga errësira. Tragjedia e vërtetë e jetës është kur njerëzit kanë frikë nga drita.
– Shikoni, sekreti i lumturisë nuk mund të gjenden në të kërkuarit shumë e më shumë por në zhvillimin e kapaciteteve për t’u kënaqur më pak.
– Vërtetë, isha aq i ndershëm, sa nuk pranova të bëhesha politikan dhe të jetoja njëherësh.
– Mençuria fillon nga habia.
– Nuk është me rëndësi vetëm të jetuarit, por edhe rregullat se si jeton.
– Mos harro se asgjë nuk është e qëndrueshme në marrëdhëniet njerëzore; prandaj shmang ngazëllimin e pavend që vjen nga begatia, ose brengën e pavend që vjen nga mjerimi.
– Mos i zër miqtë me lajka, por duke u dhënë dhurata të prekshme dashurie.
– Kur njerëzit mashtrohen dhe mbrujnë mendime që e tejkalojnë të vërtetën, atëherë kuptohet se gabimi ka hyrë në kokën e tyre përmes një lënde të ngjashme me të vërtetën.
– Ora e ndarjes arriti, secili nga ne duhet të ndjekë udhën e vet – unë duhet të vdes, kurse ju duhet të jetoni. Vetëm Zoti e di cila nga këto udhë është më e mira.- Nëse njeriu krenohet me pasurinë e tij, nuk duhet të lëvdohet, deri sa të merret vesh se si e shfrytëzon atë.
– Vdekja mund të jetë bekimi më i madhërishëm