Mërgimtarë, kujdes para se të niseni për Kosovë, lexojeni këtë lajm!

Një numër i madh i mërgimtarëve gjatë ditës së premte i është refuzuara kthimi në vendet ku jetojnë për shkak të testeve kundër koronavirusit.

Gazeta inFokus ka bërë me dije se mërgimtarët kanë humbur fluturimet për shkak se i është refuzuar testi dhe nuk kanë mundur të udhëtojnë drejt vendeve ku jetojnë.

Zëdhënësja e aeroportit, Valentina Gara për Gazetën inFokus, ka thënë se arsyeja e mospranimit të testeve është pasi mërgimtaret nuk po i zbatojnë kërkesat e kompanive ajrore.

“Secili shtet i ka rregullat ndryshe njëri prej tjetrit, ato rregulla dhe llojet e testeve që kërkohen prej atyre shteteve do të thotë i kërkon edhe kompanitë ajrore. Aeroporti vetëm shërbime jep.

Testet duhet të jenë në përputhje me kërkesat e kompanive ajrore, në rast se nuk e kanë dokumentacionin në rregull apo testet që kërkohet atëherë ju refuzohet udhëtimi”, ka thënë zëdhënësja e aeroportit.