Mërgimtari nga Kosova erdhi në pushime, shikojeni se çka bën ai në BMW-në X6 tij për Kryeministrin Kurti (PAMJE)

Një makinë me targa të Sllovenisë ka habitur sot qytetarët e Gjilanit.

Makina MBW x6, që ka qarkulluar sot në rrugët e këtij qyteti ka habitur të gjithë me kombinimin e shkronjave që japin mbiemrin e kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, shkruan Reporteri.net.

Nuk janë të rralla rastet kur kur qytetarët e Kosovës, kanë vënë në veturat e tyre fotografinë e Kurtit. Madje ishte bërë trend pak para zgjedhjeve se kush po e dëshmon më shumë simpatinë për liderin e Vetëvendosjes, tashmë kryeministër i vendit.

Madje, në media është raportuar edhe për raste kur qytetarë kanë bërë tatuazh me fotografinë e Kurtit. /Reporteri.net