“Milosheviqi Baton Haxhiun e bëri yll në mediat e Tiranës, e faktor në PDK, në Kosovë!”

“Kush e caktoi Baton Haxhiun dëshmitar në Gjyqin e Hagës, kur gjykohej Milosheviqi, askush nga shqiptarët nuk di ta sqaroj as pas 17 vjetësh. Nuk e thonë as në Tiranë ku Haxhiun e bënë “kosovarin” kryesor kur duan të na fyejnë në inteligjencë e në arsim, nuk e thonë as në Beograd ku ai shkon shpesh.

2002

Millosheviqi iu drejtua Baton Haxhiut: Ti ke qenë bashkëpunëtor yni, apo jo? Dëshiron të ta dëshmoj?”
Ndërsa dëshmitari Haxhiu që duhej të dëshmonte ul kokën, nuk bën as gëk as mëk!
Është dëshmi e vlefshme kjo lloj dëshmi e gazetarit B. H.? Mund t’i besojë ndokush?
Gjyqi i Hagës zhvillohej me seancat maratonike.

Pyetja e tij cinike: Doni t’ua dëshmoj se keni qenë njerëz të shërbimit tim të fshehtë, në vend se t’i këndellte arroganca e tij, e t’ia kthenin ashtu si e kërkonte, dy dëshmitarët tanë u shushatën si pulat. Më vinte inat. Në të njëjtën mënyrë e përjetuan edhe të tjerët, kur e komentuan të nesërmen.
Doli se ish-kryeredaktori i “Kohës Ditore”, i shkarkuar nga bosi i vet, disa ditë para se të shkonte në Hagë, bënte konspiracion me një oficer zbulimi të Serbisë!

Me të përfunduar gjykimin, një mik imi, i cili i ka për qejf teoritë e konspiracionit, më tha në mënyrë profetike: Do ta shikosh kur ta bëjnë yll gazetarin B. Haxhiu në Tiranë! E shikova me mosbesim. Ai ishte i bindur se lobi serb ka shumë ndikim në qarqet politike e të mediave shqiptare. Nuk shkoi shumë kohë kur vërtet doli profecia e mikut tim. B. Haxhiu, apo “Nuk kaka”, sikurse e quanim ndryshe, u bë yll në mediat elektronike të Tiranës, e caktuan nëpër organizata e juri, madje e emëruan në jurinë e Festivalit të Këngës në Radiotelevizion Shqiptar, që ishte kulmi i cinizmit. Sikur bënin garë kush do ta rrëmbente më parë: e djathta apo e majta shqiptare. E mbanin në prehër, e mëkonin dhe e përgjëronin. Një gjysmanalfabeti ia dhanë kompetencat që të përfaqësonte “kosovarët” kudo dhe kurdo, në Tiranë, në Prishtinë e në Beograd. Vula e shërbëtorit të zbulimit serb, u bë e fuqishme, ia hapi të gjitha dyert. Është “kosovari” më i privilegjuar në Tiranë e në Beograd.

Milosheviqi e bëri yll në median shqiptare të Tiranës, e faktor në Partinë Demokratike të Kosovës. Mikut tim, ithtar i teorive të konspiracionit, i doli profecia qind për qind. Mbeta gojëhapur, i mbeta borxh një drekë, ashtu ishte basti. Më erdhi inat, që doli parashikimi profetik i mikut tim, ithtar i teorive të konspiracionit për lobin e fuqishëm serb në Tiranë.
Po në Prishtinë? Cili ishte statusi i tij? I afërt me kreun e PDK-së, i lidhur ngushtë me disa qarqe të LDK-së, ndërmjetës i bizneseve serbo-shqiptare.
Yll fare, do të thoshin kalamajtë e Tiranës”.

Pjesë nga shkrimi i Gani Mehmetajt