Ministria e Bujqësisë masa për mbrojtjen e gështenj

Kanë nisur masat për mbrojtjen e gështenjave në zonën e Reçit në Shkodër. Për të dytin vit Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit ka bërë hedhjen e insektit që lufton “grerëzën e zezë”.

Insekti është krijuar në kushte laboratorike në laboratorë të certifikuar europianë, i cili përjashton përdorimin e pesticideve ose formave të tjera që kanë efekte jo shumë të ndjeshme.

Ministrja e Bujqësisë dhe e Zhvillimit Rural Milva Ekonomi tha se gjetja e një mbrojtësi biologjik është mënyrë më e mirë për ruajtjen e cilësisë së gështenjave.

Për mbrojtjen e gështenjave në zonën e Reçit në Shkodër, kryeministri Edi Rama shkroi në faqen zyrtare në “Facebook” se  kjo metodë është e certifikuar nga BE.