Naser Rafuna bën dedikimin emocional për djalin me rastin e ditëlindjes

Naser Rafuna është një prej aktorëve të suksesshëm e shumë të dashur nga publiku shqiptar.

Protagonisti kryesor në serialin vendor “Çka ka shpija” është bukur aktiv në rrjete sociale, ku shpesh ndan edhe mendimet e preokupimet e tij me ndjekësit, shkruan “Kosovarja”.

Por së fundi ai ka bërë një dedikim për një njeri shumë të veçantë në jetën e tij, djalin Jarin, i cili sot mbush pesë vjet.

“Sot 5 vite…nuk kishte gëzim më të madh në jetën time ulind djali jonë Jari ky gëzim na përcjellë çdoherë dhe e falemnderoj Zotin për këtë pasuri dhe e lus që çdokujt të i mundësoj ndjenjën e njohjës së vetvehtës duke u bërë prind.” ka shkruar Rafuna.