Në një pyll, një drenushë shtatzënë ishte gati për të lindur.

Në një pyll, një drenushë shtatzënë ishte gati për të lindur. Ajo gjen një fushë me bar shumë të përshtatshme për lindje që ishte pranë një lumi shumë të rrëmbyeshëm. Në pamje të parë ky duket një vend i sigurtë. Papritur fillojnë dhimbjet e lindjes.

Po në atë moment, qielli u nxi dhe filluan disa shkreptima e vetëtima. Një rrufe shkaktoi z jarr dhe pylli mori fl akë. Drenusha kthen kokën në të majtën e saj dhe shikon një gjuetar i cili e kishte marrë në shenjë me shig jetën e tij. Kthen kokën në të djathtë, shikon një luan të uritur që po i afrohej.
Çfarë mund të bëjë dreri shtatzënë tashmë? Mbrapa ka zjarrin e pyllit, përpara ka një lumë shumë të rrëmbyeshëm, në të majtë e pret gjuetari me shigjetë, në të djathtë po i afrohet një luan i uritur, fëmija sapo nisi të dalë.
Çfarë do të ndodhë?
A do të mbijetojë drenusha?
A do të lindë drenusha?
A do të mbjetojë foshnja e saj?
Apo mos vallë gjithçka do të digjet nga zjarri i pyellit?
A do të vdesë drenusha nga shigjeta e gjuetarit?
A do të ketë një vdekje të tmerrshme duke rënë në duart e një luani të uritur?

Ajo është e rrethuar nga njëra anë zjarri, nga ana tjetër lumi dhe në dy krahët e presin armiqtë e tij natyrorë: gjuetari dhe luani.
Çfarë bën ajo?
Nuk bën asgjë tjetër përveç asaj që duhet të bëjë, të lindë fëmijën. Drenusha fokusohet vetëm tek lindja, ti hapë rrugën një jete të re dhe harron çdo gjë tjetër.
Kjo është rrjedha e ngjarjeve që ndodhën atë ditë:
– Vetëtima verbon gjuetarin.
– Ai lëshon shigjetën e cila i kalon shumë pranë drenushës dhe godet luanin pas saj.
– Fillon të bjerë një shi i rrëmbyeshëm, dhe zjarri në pyll shuhet ngadalë nga shiu.
– Dreri sjell në jetë një foshnje të shëndetshme.
Mësimi:

Edhe në jetën tonë, kemi momente deçizive kur duhet të marrim një vendim por që jemi të rrethuar nga të katërta anët nga mundësi dhe mendime negative.
Disa mendime janë aq të fuqishme saqë na mbizotërojnë dhe na trullosin totalisht. Ndoshta edhe ne mund të mësojmë nga drenusha. Përparësia e drenushës në atë moment të caktuar, ishte thjesht të lindë një fëmijë.
Pjesa tjetër nuk ishte në duart e saj dhe çdo veprim apo reagim i cili do ndryshonte fokusimin e saj, me shumë mundësi do të rezultonte në v d ekje apo kata strofë.
Pyet veten tënde, ku është fokusi yt? Ku është besimi dhe shpresa jote?
Në mes të një fur tune, ki besim gjithmonë tek Krijuesi. Ai nuk do t’ju zgjënjejë kurrë. Mos harro, ai as nuk dremit e as fle kurrë.