Neuronet e trurit të tij, që ishte më i madh se normalja, komunikonin më mirë me njëri-tjetrin, për shkak se mungonte një “rrudhë” e quajtur prerja silviane.

Albert Einstein
Një nga shkencëtarët më të famshëm dhe më gjenial të shekullit të kaluar është edhe Albert Einstein,
Ai ka ndihmuar në luftën e dytë botërore dhe në krijimin e teorisë së relativitetit.
Këto janë disa fakte interesante për të:
-Ai kishte lindur me një abnormalitet në kokë.
-Violina ishte instrumenti i tij i preferuar.
-1921 ai fitoi çmimin Nobel në fizikë.
-Ai refuzonte të mësonte ngarjen e makinës.
-Violina e tij quhej Lina
-Për 20 vite ai ishte drejtor i institutit Kaiser Wilhelm
-Ai ka punuar në fushën e tij deri në vdekje
-Ajnshtajni kishte vështirësi në të folur

TRURI i tij shëtiti në kavanoz për 43 vjet

Pas vdekjes në vitin 1955, truri i Ajnshtajnit u hoq pa lejen e familjes nga Thomas Harvey që kreu autopsinë. Ai e mori trurin në shtëpi dhe më vonë u pushua nga puna për shkak se refuzoi ta dorëzonte organin. Shumë vite më vonë, kur Harvey mori leje nga Hansi ta studionte trurin, i dërgoi copëza disa shkencëtarëve në të gjithë botën. Njëra prej tyre ishte Marian Diamond nga Universiteti Berkeley, e cila zbuloi se ai kishte më shumë qeliza në atë pjesë të trurit që ishte përgjegjëse për sintetizimin e informacionit. Neuronet e trurit të tij, që ishte më i madh se normalja, komunikonin më mirë me njëri-tjetrin, për shkak se mungonte një “rrudhë” e quajtur prerja silviane. Studime të tjera sugjerojnë se truri i Ajnshtajnit ishte i dendur dhe se lobi inferior, që ka të bëjë me aftësitë për matematikë, ishte më i madh se truri normal.

Kur ishte fëmijë, Ajnshtajni fliste rrallë. Kur e bënte, fliste shumë ngadalë. E mendonte të gjithë fjalinë në kokë dhe e pëshpëriste para se ta thoshte. Këtë e bëri rregullisht deri në moshën 9-vjeçare. Prindërit trembeshin mos ishte i vonuar, por sigurisht më vonë doli se frika e tyre ishte pa baza. Kjo është quajtur sindroma e Ajnshtajnit