Nikolla Jorga, historiani që zbuloi dokumentin e parë në gjuhën shqipe

Historiani i madh rumun me origjinë shqiptare, Nikolla Jorga, i njohur edhe si burrë shteti, është një nga figurat më të shquara të Rumanisë të këtij shekulli.

Pikërisht ai zbuloi dhe shkrimin e parë në gjuhën shqipe më 1915 në bibliotekën Laurentiana të Firences, “Formulën e pagëzimit”. Në veprën e Jorgës, çështjet e historisë sonë zënë një vend të dukshëm.

Ai lindi në Botoshani të Rumanisë, më 5 qershor të vitit 1871, nga një familje zejtarësh muratorë.

Të dhënat mbi prejardhjen e tij i kemi nga vetë N. Jorga, i cili në njërën nga veprat e tij të shumta, na thotë se gjyshi i tij i quajtur Jorgo, në shek. 19, me trastën e muratorit në krahë, erdhi nga Shqipëria, ndoshta nga treva korçare e Gorë-Oparit, dhe u vendos në Rumani duke ushtruar mjeshtërinë e muratorit.

Nikolla Jorga dhe Shqipëria

Si historian, ai sun doi historinë e mirëfilltë, atë kombëtare dhe botërore. Ai shkroi historinë e popujve të Ballkanit, duke u ndalur në atë të Shqipërisë dhe sidomos tek ajo e popullit rumun. Vepra kryesore e tij mbetet “Historia e rumunëve”, e shkruar në 10 vëllime gjatë viteve 1935-1939, që përfshijnë kohët më të hershme deri në vitin 1939.

Për historinë e popullit shqiptar, N. Jorga dha një ndihmesë të vyer. Në vitin 1915-1916, ai botoi në Bukuresht në gjuhë të huaj, disa vëllime me titull: “Shënime dhe ekstrakte në shërbim të historisë së kryqëzatave të shek. 15”, ku paraqet një material të pasur mbi lu f tën anti osmane të popullit shqiptar gjatë epokës së ndritur të Skënderbeut.

Në kuadrin e kësaj pune të madhe kërkimore, në vitin 1915, ai zbulon në Bibliotekën Laurentiana të Firences, dokumentin e parë të shkruar të gjuhës shqipe, “Formulën e Pagëzimit” (viti 1462) të shkruar nga bashkë punëtori dhe këshilltari i ngushtë i Skënderbeut, kryepeshkopi i Durrësit Pal Engjëlli.

Më 1919, ai botoi në gjuhën franceze në Bukuresht, veprën: “Histori e shkurtër e Shqipërisë dhe e popullit shqiptar” dhe një vepër tjetër në Paris, më 1925, me titull: “Histori e shteteve të Ballkanit deri në vitin 1924”, ku çështjet e historisë shqiptare zënë një vend të dukshëm.

Vepra e Jorgos, e këtij dijetari të shquar, që bëri aq shumë për historinë e Shqipërisë, paraqet një interes të veçantë.