Njihuni me luanin që po parashikon saktë çdo ndeshje të Euro 2020

Luanët janë kafshë të zgjuara, por ky luan nga Tajlanda duket se ka një talent të fshehur.
Një luan nga një kopsht zoologjik në Tajlandë është bërë viral në rrjetet sociale, sepse që nga fillimi i këtij Europiani, ka parashikuar saktë çdo rezultat.

Ndeshjet e Kampionatit Europian që janë luajtur deri tani janë parashikuar prej tij kush do t’i fitojë, kështu që bastet duhet të tregojnë vëmendje.

Luani i llojit albino, vendoset përballë disa zinxhirëve që kanë mish dhe flamurin e kombëtareve që luani parashikon ndeshjet.

“Boi’’ është 8 vjeç. Ai parashikoi fitoren e Anglisë në sfidën ndaj Kroacisë dhe fitoren e Holandës kundër Ukrainës, ndërsa për dy sfidat e sotme ka parashikuar fitore të Portugalisë përballë Hungarisë dhe triumf të Francës përballë Gjermanisë.