Nuk ka më kontakte me vëllain, e vetmja urë lidhëse midis Harry-t dhe William është ky person

Kate Middleton konsiderohet si “ura” lidhëse midis Princit William dhe Princit Harry, sipas një burimi mbretëror.

Me sa duket ka qenë kështu për një kohë, por u theksua në fillim të këtij muaji kur Harry dhe gruaja e tij, Meghan Markle, pritën vajzën e tyre, Lilibet Diana Mountbatten-Ëindsor, dhe Harry i dërgoi kunatës së tij lajmin në vend t’ia jepte vëllait të tij drejtpërdrejt.

Sipas “The Mail on Sunday”, një burim i Pallatit Mbretërore tha që Harry duke dërguar mesazhin tek Kate tregoi sërish rolin e saj si një ” urë midis tij dhe vëllait, William”.

Pasi u bë publik lajmi për lindjen e foshnjës Lili, Duka dhe Dukesha e Kembrixhit ndanë një postim në llogarinë e tyre zyrtare në Instagram për të uruar Sussexes për anëtarin më të ri të familjes së tyre.

“Ne të gjithë jemi të kënaqur nga lajmi i lumtur për ardhjen e foshnjës Lili”, shkruan Will dhe Kate në Instagram, së bashku me një foto bardh e zi të Harry dhe Meghan duke pozuar me djalin e tyre, Archie. “Urime Harry, Meghan dhe Archie”