Opozita bo jkoton ftesën e kryetarit të ri të KQZ-së, marrin pjesë vetëm VV e Lista Sr pska

Kryetari i ri i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Kreshnik Radoniqi ka ftuar në takim joformal përfaqësuesit e partive politike në KQZ.

Në takimin e thirrur nga Radoniqi kanë marrë pjesë vetëm përfaqësuesit e Lëvizjes Vetëvendosje dhe Listës Srpsk

Kurse, përfaqësuesit e partive tjera politike PDK, LDK dhe AAK e kanë bojkotuar pjesëmarrjen.

Radoniqi është emëruar kryetar i KQZ-së nga presidentja Vjosa Osmani, pas shkar kimit të Valdete Dakës me arsyetimin për dë mtimin e imazhit të KQZ-së, gjë që ka ngjallur re agime të shumta në opin ionin publik dhe është cilësuar si vendim i motivuar politikisht.

KQZ vazhdon të jetë jof unksionale për shkak të mungesës së dy anëtarëve të partive politike, njërit të PDK-së dhe njërit të VAKAT-it, për shkak të mos dekr etimit nga presidentja Osmani.