Pa Lejen time, Njësia Rosu nuk guxon të kalojë në Veri të Mitrovicës! thotë Vuçiq!

Aleksandar Vuçiq,ka bërë të ditur se ROSU nuk mund të kalojnë dhe të hyjnë në veri të Kosovës.

Presidenti serb, Aleksandar Vuçiq, ka thënë se përveç FSK-së, as njësia speciaIe e Policisë së Kosovës, ROSU, nuk mund të h yjë në veri të Kosovës.

“Mund të interpretohet në forma të ndryshme, por e vërteta është se edhe ROSU-s i duhen dy kushte për të hyrë në veri – e para pëlqimi nga KFOR-i dhe e dyta pajtimi nga komuniteti serb”, ka thënë Vuçiqi.

Në këtë mënyrë ai i është përgjigjur Komandantit të KFOR-it, i cili ka thënë se Policia e Kosovës nuk ka nevojë për leje nga KFOR-i për të operuar në veri.