Pacolli shtiret si bamirës në Shqipëri, por nuk u jep rrogat shqiptarëve në Kazakistan

Dy ditë më parë u bë publik lajmi se Pacolli me firmën e tij “MABCO” dhe firmën turke që e ndërtuan spitalin e Fierit, do të ndërtojnë Aeroportin e Vlorës, vlerë e cila kap shifrën e 103 Milionë Eurove, ose thënë ndryshe, të tjera para që do të paguhen nga taksat e shqiptarëve.

Por mesa duket, përtej fasadës si filantrop në Shqiptari, vetë punonjësit e tij në firmën fituese të koncesionit të aeroportit kanë bërë një den0ncim të rëndë për redaksinë JOQ ALBANIA duke thyer si xham fasadën me të cilën Pacolli mbulon imazhin e figurës sët tij.

Një grup punëtorësh shqiptarë të Shqipërisë dhe Kosovës deklarojnë se firma e ndërtimit “MABCO” me drejtues Pacollin, prej 7 muajsh nuk u jep rrogat, me të cilat ata mbajnë familjet me bukë njofton joqalbania.