Palmer: Kosova duhet të ketë argumente para se të parashtrojë pa di për gjen o cid ndaj Serbisë

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka thënë se qeveria e tij do të përgatisë pa di kundër Serbisë për gje n o cid.

Për këtë paralajmërim të Kurtit, është deklaruar zëvendësndihmëssekretari amerikan i Shtetit, Mathew Palmer, i cili tha se qasja e tillë nuk e ndihmon dialogun Kosovë – Serbi.
Po ashtu, Palmer tha se të dy palët duhet të fokusohen te e ardhmja e jo te e kaluara.

“Mendoj se qasja e tillë nuk do të kontribuojë për zgjidhjen e pro b lemeve mes Serbisë dhe Kosovës.
Dëshirojmë që jo vetëm për çështjen e Serbisë dhe Kosovës por edhe për gjithë rajonin, palët të fokusohen më shumë në të ardhmen, e jo në të kaluarën.
Është e rëndësishme që të gjinden pika të përbashkëta me Serbinë për ardhmërinë e Kosovës, të arrihet marrëdhënie normale dhe të gjejnë mënyrë për të bërë përparim. Nëse Kosova dëshiron të shkojë në gjy k atë, kjo është e drejta e saj so vrane, por ne duam që ti përkushtohen dialogut dhe të arrijnë marrë dhënie normale me Serbinë”, u shpreh Palmer për rtv21.

Tutje, ai tha se Kosova duhet të ketë argumente para se ta parashtrojë pa di në për gje n o cid ndaj Serbisë.

“Duhet të kenë argumente para se të parashtrojnë p a di. Është e ko m plikuar . Ne dëshirojmë Kosova dhe Serbia, përmes dialogut të ndihmuar nga BE, të përparojnë dhe të krijojnë mundësi për raporte më normale”, tha Palmer.