Pas shkarkimit të Agim Veliut, kërkohet edhe shkarkimi i Skënder Hysenit: “Është shërbëtor i SHIK-ut”

Agim Veliu i cili ishte kryetar i degës së LDK-së në Podujevë, është shkarkuar nga ky post nga kreu i saj Lumir Abdixhiku.

Pas shkarkimit të tij, familja e veprimtarit të LDK-së, Haki Imeri, po kërkon edhe shkarkimin e Skënder Hysenit dhe shumë personave të tjerë.

Sipas tyre, Hyseni është shërbëtor i PDK-së dhe SHIK-ut.

Postimi i plotë:

LDK-ja më në fund e ka kuptuar se me Agim Veliun, partia shkon drejt episodit te fundit, andaj beri një hap shumë të nevojshëm që e shkarkoj.

Duhet edhe Skënder Hyseni të shkarkohet i cili si Agim Veliu janë vetëm shërbëtor të PDK-së dhe SHIK-ut.

Nëse LDK-ja dëshiron të jetë partia e dytë në të ardhmen duhet të largojë më shumë mbeturina që janë maskuara si LDK por në fakt janë argat të zellshëm të partive të krimit.

Po shpresojmë që LDK-ja do të ringjallet…!