Përfitimi i fshehtë shëndetësor i qumështit që ndoshta nuk e dinit

Të gjithë e dimë që qumështi është i shkëlqyer për shëndetin e kockave, por mund t’ju mbrojë gjithashtu dhe zemrën. Sipas një studimi të ri, të botuar në “International Journal of Obesity”, pirja e një gote qumësht në ditë mund të përmirësojë shëndetin kardio vaskular.

Një grup studiuesish arritën në përfundimin se ata që konsumonin rregullisht qumësht dëshmuan një rënie prej 14 përqind të rr ezikut për sëmundjen kor onare të zemrës, si dhe nivele të ulëta të kolesterolit të mirë dhe të keq. Ekspertët janë të bindur se nëse qumështi konsumohet në mënyrë të moderuar ofron më shumë për fitime për shëndetin e zemrës.

Për një kohë të gjatë, besohej se produktet e qumështit japin një efekt neutral në shëndetin e zemrës.

Sidoqoftë, studimi sugjeron që produktet me bazë qumështi në të vërtetë ndihmojnë në luf t imin e sëmundjeve kur konsumohen rregullisht. Kjo është gjithashtu e vërtetë për produktet e qumështit me shumë yndyrë, si kos dhe djathë.