Përplasjet për emrin e vajzës së Harry dhe Meghan

Pallati Buckingham: Princi nuk i kërkoi leje Mbretëreshës për të përdorur emrin Lilibet

Vendimi i Princit Harry dhe Meghan Markle për t’i vendosur së bijës pseudonimin e Mbretëreshës, Lilibet ishte një stra tegji e mirëmenduar. Është pikërisht një eksperte mbretërore, e cila ka theksuar faktin se ata e bënë këtë gjë për të forcuar lidhjen me pallatin mbretëror, pavarësisht se kanë hequr dorë nga titujt mbretërorë.

“Imagjinoj se ata përdorën emrin Lilibet për të forcuar markën Sussex, për ta lidhur më shumë me pallatin,” u shpreh ajo, duke sugjeruar që ata po e përdornin këtë emër për arsye stra tegjike në rast se humbnin titujt e tyre.

Sidoqoftë, një burim i Pallatit Mberëtëror raportoi një version tjetër të historisë, atë që Mbretëreshës “nuk iu kërkua kurrë” leje për të përdorur pseudonimin e saj për emrin e vogëlushes.

Marrëdhënia midis çiftit dhe familjes mbretërore muajt e fundit ka qenë e jo e mirë për shkak të intervistës së Meghan dhe Harry ku kjo e fundit tregonte për jetën e vështirë që kishte kaluar në pallatin mbretëror. Pseudonimi ‘Lilibet’ është shumë i dashur për so vranin. Ajo është krijuar nga vetë mbretëresha kur ishte e vogël dhe i thërriste vetes së saj për shkak se nuk shqiptonte dot emrin e plotë, Elisabeth.