Plaku Shqiptar: Çka ka Hillari, ka edhe Ramizja!

Kurtish Ejupi është 88 vjeç, por krahas hallit të moshës nuk harron të tregoj edhe zënkat që ka me bashkëshorten e tij, Ramizen!

Axha Tish, na thuaj si e keni kaluar jetën me bashkëshorten?

Axha Tish:Me Ramizen po thua?

Gazetarja:Po, po, nëse nuk ke pas ndonjë Ramize tjetër!

Axha Tish:Me ju thënë të drejtë, kam kaluar shumë mirë!Jemi martuar me dashni; kjo po thotë

unë të kam dasht më shumë; nejse mund të kishte qenë ashtu, por pak ka rëndësi kjo, unë e kam dashtë përherë, me të mira e të këqija, e kam dashuru!

Gazetarja:A keni xhelozu njëri- tjetrin?

Axha Tish:Po besa, por Ramizja ka qenë më xheloze se unë!Kur ishim pak më të ri dilnim nëpër qytet bashkë; unë i kam pas merak femrat me i pa, kështu me i pa pa hile dhe Ramizja sa herë më thoshte dhe tani më thotë:

-O plak, kupto një gjë!Unë e bardhë si bora, si Hillari!Unë e bukur, n’kohë t’Hillarit e din fortë mirë se më kërkoi për nuse djali i plakut të katundit, pastaj më kërkoi djali i postierit të katundit, më kërkoi për nuse djali i “shumarit”, por unë të zgjodha ty edhe pse i kishe pantollonat e grisura!Prandaj, kupto një herë e mirë, çka ka Hilari kam dhe unë!Prandaj, ma mirë është me Ramizen se sa me Hilarin!”