Policët serbë “pushtojnë” Velipojën, polici i Kosovës publikon pamjet

Policët serbë me flamurin e tyre, në Velipojë

Disa policë serbë janë parë në qytetin bregdetar të Velipojës.

Ata janë parë duke shëtitur lirshëm nëpër qytet me motorë, përcjell Bota sot.

Një pjesëtar i Policisë së Kosovës, e ka quajtur këtë “sfilatë” të serbëve “provokim”.

Postimi i Çollakut në Facebook

Polici Florim Çollaku ka treguar se tani në Velipojë ka shumë pushues nga Kosova.

“Policët serbë sillen ditë dhe natë me flamurin serb në Velipojë aq lirshëm, sikur me qenë në vendin e tyre, edhe atë në fillim të sezonit, ku ka shumë pushues nga Kosova. Nëse ne ishim shku në Serbi me flamurin tonë, atëherë do të ishte provokim”, ka shkruar ai