Policia e Kosovës e pajisur me 15 autoblinda Bastion

Policia e Kosovës tashmë posedon 15 autoblinda Bastion APC për të vepruar në situata të jashtëzakonshme.

Ky dorëzim i transportuesve, thuhet se nënkupton partnerin e gjatë të AM General me Kosovën, duke përfshirë këtu edhe dorëzimin e 200 automjeteve HUMVEE përgjatë tre viteve të fundit.

“Ne jemi të nderuar që Policia e Kosovës na ka zgjedhur neve për siguruar një zgjidhje në mbështetje të tyre për zbatimin e ligjit”, është bërë e ditur nga AM General.

Tutje, thuhet se një prej këtyre mjeteve është tranportues personeli, që ndërthur përformancën taktike, aftësinë e fortë, hapësirën e lartë të brendshme dhe ngarkesën.

Mjete të till e bëjnë policinë tonë të specializuar dhe rrisin stabilitetin e vendit.