“Politika serbe vazhdon të sillet ndaj Kosovës sikurse këtu nuk ka ndodhur asgjë!” (Video)

“Nëse Aleksandër Vuçiç dhe pushteti në Serbi ata që ishin me plot faj, kur kthehen nga Haga, ata në Serbi priten me entuziazëm, ata priten si heronj!Për kthimin e tyre organizohen manifestime të bujshme dhe sipas kësaj Serbia, realisht pushteti në Serbi ata i konsideron si heronj të Serbië!

Disa janë akoma aktiv dhe të lidhur me aktivitet direkte politike, siç është rasti me Shainoviçin, i cili me tu kthyer në Serbi u prit mrekullueshëm dhe u angazhua në politike; do të thotë politika serbe vazhdon të sillet ndaj Kosovës sikurse këtu nuk ka ndodhur asgjë!

Atëherë shtrohet pyetja, cili është mesazhi i Serbisë për pajtim me shqiptarët në Kosovë?!

Në Serbi e marrin për hero Drazhe Mihalloviçin!

Daçiç ka dhënë idenë që ti ngritet lapidarë Sllobodan Millosheviçit!

Videomateriali minuta 40”

Dafina T A news24