“Pritja që i bën Shqipëria Vuçiç janë fyerje për Kosovën”

Avokati i njohur Tomë Gashi ka komentuar idenë e krijimi të një minishengeni Ballkanik dhe të një tregu të përbashkët rajonal ka theksuar se më parë duhet që të ketë një marrëdhënie e partneritet sa më të ngushtë mes Shqipërisë dhe Kosovës dhe më pas ai të synohet në tregun e rajonal.

Sipas tij, ky bashkëpunim mes dy shteteve nuk ekziston pasi të dyja vendet taksojnë librat dhe qumështin.

“Ne nuk kemi qenë në luftë me Malin e Zi, Maqedoninë e Veriut, me Shqipërinë, ne kemi qenë në luftë me Serbinë. Nëse ju duhet dy orë deri në kufirin me Kosovën, mund të shihni maune me orë të tëra që presin në radhë, e BE nuk do të mendonte se kemi marrëveshje për bashkëpunimin me lëvizjen e mallrave. Ne mund të qarkullojnë me letërnjoftim, ne i shohim maunet presin me orë të tëra, së pari në mes Shqipërisë dhe Kosovës, nëse dikush edhe me shtete të tjera.

Po jo Edi Rama që flet se qarkullojnë mallra dhe qytetarët, mes shteteve, por nuk po e bën me Kosovën. Po ka taksë dhe për librat ende, ndërsa për qumështin vazhdon të jetë taksa në fuqi”, tha Gashi në “Breaking”.

Më tej ai thekosi se “Pritja që i bën Shqipëria Vuçiç janë fyerje për Kosovën. Qasjet që ka Shqipëria për Vuçiç të papranueshme. Nuk mund të presim t’i themi Serbisë: Ëelcome, në një kohë kur nuk kemi realizuar marrëdhëniet tona”.