Procesi i integrimit në BE, Rama: Brukselit gjithnjë i del ndonjë pro blem, nuk habitem

Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama ka deklaruar se nuk do të befasohej nga asnjë vendim i Brukselit zyrtar lidhur me kuadrin e negociatave për anëtarësimin e vendit në BE, qoftë ai edhe negativ.

Sipas Ramës, pavarësisht se Shqipëria i ka plotësuar kushtet, problemet e brendshme të Brukselit e kanë zgjatur shumë procesin.

“Para pandemisë, u vendos që të hapeshin bisedimet, më tej kjo u zgjat sepse duhej të merrej një vendim për të thirrur Konferencën e Parë Ndërqeveritare. Për fat të ke q tashmë, unë u mësova të mos habitem më me atë që mund të ndodhë në Bruksel, sepse është një çështje e dinamikës së brendshme, një histori konsensusi që ndonjëherë është i vështirë, normalisht duhet ta marrim dritën jeshile duke mbajtur parasysh se ka një problem tjetër mes Bullgarisë dhe Maqedonisë Veriore, dhe do të shohim nëse ky problem do të zgjidhet”, tha Rama në një intervistë për televizionin francez “France 24”.