Protestohet në Prishtinë në përkrahje të çlirimtarëve

Në sheshin “Skënderbeu” në Prishtinë po mbahet një aktivitet protestues përmes artit, për shkak të fyerjeve që po bëhen ndaj Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, si dhe në përkrahje të çlirimtarëve të vendit.

Në këtë aktivitet po marrin pjesë një numër i konsiderueshëm i qytetarëve.

Protestuesit po ashtu gjatë aktivitetit kanë pasur me vete edhe flamujt kombëtar.

Ideatori i këtij aktiviteti, Besart Gashi ka paraqitur figurat e ish drejtuesve të UÇK-së, të cilët po mbahen në paraburgim nga Specialja në Hagë, si Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi, Rexhep Selimi, e të tjerë