Pushuesit mbipopullojnë plazhet e vendit

Kjo fundjavë e parë e qershorit mbipopulloi plazhet e vendit. Ishin të shumtë qytetarët që iu drejtuan këtë të diel bregdetit të Shëngjinit.Vizitorët ishin kryesisht nga zonat përreth, por edhe të ardhur nga Kosova. Thonë se Shëngjini ka pësuar ndryshime dhe u pëlqejnë kushtet në këtë plazh.

Dyndje pushuesish pati edhe në bregdetin e Durrësit. Pushues të shumtë vendas, por edhe nga Kosova e Maqedonia e Veriut, shijuan ujin e detit dhe rrezet e diellit.

Vizitorët nuk janë vetëm për turizëm ditor, por ka edhe pushues afatgjatë të cilët kanë zgjedhur të kalojnë disa ditë në plazhet e Durrësit.