Rama e Zaev, të zhgënjyer me Brukselin//Rama: Mos jeni xheloze nga kjo marrëdhënie se është një marrëdhënie e frytshme për të dyja palët,

As Edi Rama dhe më tepër Zoran Zaev nuk e fshehin zhg ënjimin që as në mbledhjen e djeshme, Këshilli Europian nuk caktoi një datë për konferencën ndërqeveritare.

Kryeministri shqiptar, në krah të homologut maqedonas, pas forumit ekonomik të Shkupit u shfaq gjithsesi i qetë dhe e cilësoi dështim të BE mos marrjen e këtij vendimi e që siç pohoi nuk do i prish gjumin pasi e ardhmja dhe identiteti europian i Shqipërisë nuk përcaktohet nga KE.

“BE ka të drejtë të vendosë data, por nuk përcakton dot as vendndodhjen tonë, as identiteti europian, as të ardhmen tonë. Shqipëria e ka bërë zgjedhjen e saj që në kohën e Skënderbeut, dhe e ka konfirmuar në kohën e Rilindjes”.

Zaev ndërkohë u tregua shumë i zh gënjyer por jo i dor ëzuar, madje duke premtuar se do të vazhdojë negociatat me Bullgarinë që të heqë dorë nga V E T O-ja, edhe pse e cilëson të pakuptim që B E të lejojë që ky shtet të vendosë për të ardhshmen europiane të Maqedonisë se Veriut.

“Kur Europa të jetë gati ne jemi gati. Vendimi është shumë i pa ndershëm për të dyja vendet, por mbi të gjitha është shumë i pa ndershëm për Shqipërinë”.

Por Rama përsërit se nuk do të presin Bashkimin Europian si Godon, personazhi i Samuel Becket, por do të shtyjnë për të ecur përpara me bashkëpunimin rajonal.

Gjatë forumit, i pyetur nga moderatorja greke për marr ëd hëniet me Turqinë, Rama nuk i kurseu batutat me të, ndërsa foli dhe për absurditetin që ligji i Iu ftës mes Shqipërisë dhe Greqisë vijon të jetë në fu qi.

Gazetarja: Si janë mar r ëdhëniet me Turqinë?
Rama: Mos jeni xheloze nga kjo mar rë dhënie se është një marr ëdhënie e frytshme për të dyja palët, për ne është shumë e qartë jetojmë në mes të trekëndëshsit dhe njerëzit, historia na bëjnë partnerë strategjik.
Gazetarja: Nuk është xhelozi.
Rama: Po flisja për marrëdhënien tënde, jo xhelozisë zyrtare nga Greqia.

Edhe herë të tjera Kryeministri shqiptar e ka treguar së për të përkthimi në konf erenca rajonale e ndërkombëtare është shumë i rëndësishëm, ndaj nuk ng uroi të shprehë rezervat e tij për përkthyesin nga maqedonishtja në shqip, pas një tjetër përpjekje u vendos që të dy Kryeministrat të vazhdonin konferencën në anglisht.