Rama paralajmëron ndëshkimet që do të marrin drejtuesit e mjeteve

Rama paralajmëron ndëshkimet që do të marrin drejtuesit e mjeteve

Kryeministri Edi Rama ka postuar ditën e sotme në rrjetin e tij social ‘facebook’, një njoftim lidhur me mjetet që janë refuzuar nga kolaudimi.

Rama ka dhënë numrin e deritanishëm të mjeteve të refuzuara apo që kanë ngelur në proces dhe ka theksuar se ndaj drejtuesve të mjeteve do të merren masa të caktuara nëse kapen duke qarkulluar me ato makina të cilat nuk e kanë kaluar kolaudimin.

Më tej kryeministri theksoi se do të vihen përpara përgjegjësisë të gjithë ata drejtues automjetesh që qarkullojnë me xhama të thyer, me goma të konsumuara apo me de fekte të tjera teknike.

Postimi i Plotë

NJOFTIM MBI PROCESIN E KOLAUDIMIT TË AUTOMJETEVE
Nga rinisja e shërbimit të kontrollit teknik, tagër tashmë ekskluziv i DPSHTRR, (në 15 ditët e para) janë testuar 15,167 mjete nga të cilat:
🔺10,063 Automjete (4 deri 8+1) (66%)
🔺1,156 Autobusa (8%)
🔺3,179 Kamiona (21%)
🔺617 Rimorkio (4%)
🔺120 Motomjete (0.8%)
🔺32 Mjete Ndërtimi/Punimi Toke (0.2%)
❌3,454 mjete ose 23% e totalit të mjeteve janë ngelur/refuzuar!
🔹2,607 (75.4%) Mjete janë ritestuar pas riparimeve dhe plotësimit të normave!✅
🔹667 (19.4%) Mjete të ngelura, u ndalohet qarkullimi dhe priten për t’u riparaqitur në testim pas riparimeve!
🔹180 (5.2%) Mjete të refuzuara, u ndalohet qarkullimi (xhama të dëmtuar, goma të tejkonsumuara, defekte të rënda në sisteme, pamje e jashtme jo e rregullt)!
RIPARONI NË AFATET LIGJORE MJETET RRUGORE! KONTROLLONI MJETIN PËRPARA ÇDO UDHËTIMI!
Kodi Rrugor, Neni 71, pika 5 dhe Neni 78, pika 4 JU BËJNË DIREKT PËRGJEGJËS NËSE DILNI NË QARKULLIM ME MJET RRUGOR ME MANGËSI TEKNIKE OSE FUNKSIONALE!
Penalizimet: MASA, GJOBA, PEZULLIM LICENSASH dhe DERI DALJE E PËRHERSHME E MJETIT NGA QARKULLIMI! S’KA MË “SHAKA” ME KOLAUDIMIN!
GAME ⛔️VER❗️🔍⚠️🤚