Ramush Haradinaj befason me pyetjet për kryeministrin Albin Kurti

Kreu i Alenacës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj ka parashtruar tri pyetje në drejtim të kryeministrit Albin Kurti.

Pyetjet e Haradinajt lidhen me tëmën e formimit të asociacionit të komunave me shumicë serbe.

“E para: a jeni kundër Asociacionit, apo jeni kundër Asociacionit në bazë të Kushtetutës së Kosovës?

Pyetja e dytë: A keni propozuar Asociacion gjeografik, çka nënkupton ai dhe a është në bazë të Kushtetutës së Kosovës?

Dhe pyetja e tretë: nëse keni propozuar Asociacion gjeografik, atëherë na trego pse ky Asociacion është më i mirë sesa Asociacioni në bazë të Kushtetutës së Kosovës të cilin e përkrah edhe Amerika edhe BE-ja?”, shkroi kreu i AAK-së, Haradinaj në Facebook, përcjell “Bota sot”.

Postimi i plotë