Ramush Haradinaj: o Albin, “Liburn Aliu, Sveçla dhe Albulena Haxhiu janë hajna“

Kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka hedhur akuza të rënda ndaj disa ministrave të Qeverisë Kurti 2.

Haradinaj tha se Ministrat Aliu, Sveçla dhe Haxhiu, janë hajna.

“Ministrat Liburn Aliu, Xhelal Svecla, Albulena Haxhiu janë hajna dhe duhet të jenë në burg”, tha Haradinaj në RTV Dukagjini.

Tutje kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka folur për deklaratën e kryeministrit Albin Kurti, në Bruksel, i cili tha se ka kriminelë luftës dhe të paqes në Ballkanin Perëndimor.

Lidhur me këtë, Haradinaj tha se kur një kryeministër flet kështu në një shtet ndërkombëtar, atëherë duhet të ketë reagime.

Ai shtoi se këto deklarata të Kurtit në Bruksel, i kanë shërbyer Serbisë, gjersa shtoi se kreu i ekzekutivit, ka folur me gjuhën e Serbisë.

“Ai ka folur me gjuhën e Serbisë e të Vuçiqit. Deklaratat e Kurtit në Bruksel i shërbeu Serbisë dhe këto i kanë bërë dëm Kosovës”, tha Haradinaj në RTV Dukagjini.