Rezidenca e re e Kourtney Kardashian

Vila super luksoze me vlerë 12 milionë dollarë ndodhet në Kaliforni

Kourtney Kardashian ka shpenzuar plot 12 milionë dollarë për një “oaz” në Palm Springs. Aty, ajo mund të shijojë jetën me të dashurin e saj të ri, bateristin e “Blink 182”, Travis Barker.

Shtëpia super luksoze është ndërtuar këtë vit dhe është krejtësisht e mobiluar, sipas “The Post”, ka gjashtë dhoma gjumi dhe tetë tualete. Vila ka një sipërfaqe mbi 9,000 metra katrorësh, ka një bar, një dhomë vetëm me verëra, një pishinë të madhe “infinit”, një SPA dhe një fushë golfi të dizajnuar nga Tom Fazio. Shtëpia ka një oborr të hapur që ofron pamje të mrekullueshme të Maleve Santa Rosa.

Kourtney ndau pamjen e vilës së re me ndjekësit e saj në “Instagram”, pasi kaloi një fundjavë atje me Travis Barker dhe tre fëmijët e saj, të cilët ajo i ka me Scott Disick. Kourtney dhe Travis, pas shumë vitesh miqësi, janë lidhur zyrtarisht në Janar të këtij viti.