Rrëfim emocional nga Isa Mustafa: Dje e thirra Fatosin, nuk lajmërohej…

Ish kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa, ka përkujtuar ekonomistin e njohur Fatos Hamza që është ndarë nga jeta gjatë ditës së sotme.

Ai ka rrëfyer me miqtë e tij në Face book emocionalisht se është pikëlluar shumë nga kjo ngjarje dhe se dje e kishte thirrë në telefon dhe ishte frikësuar nga më e keqja.

“Sot mora lajmin se iku nga kjo jetë miku dho shoku im, Fatos Hamza. Një njeri dhe punëtor i mrkullueshëm me virtyte të pashembullta njerëzore e humane.” – përkujton profesor Mustafa.

Ai ka ngushëlluar familjen, shokët e miqtë e tij.

Statusi i plotë:

Miq të nderuar,

Sot mora lajmin se iku nga kjo jetë miku dho shoku im, Fatos Hamza. Një njeri dhe punëtor i mrkullueshëm me virtyte të pashembullta njerëzore e humane.

Dje e thirra në telefon, dhe u habita se si nuk lajmërohet Fatosi, përherë i qasshëm, energjik dhe me plotë dashamirësi. U frikësova nga më e keqja!