Shaip Kamberi e bën “hor“ Vuçiqin midis Beogradit në Kuvend, Ja reagimi tij! (Video)

Në seancën e Kuvendit të Serbisë, ku presidenti Aleksandar Vuçiq raportoi për dialogun Kosovë-Serbi, deputeti shqiptar, Shaip Kamberi, e ftoi palën serbe që të përmbahen nga gjuha e urrejtjes.

Ai i kujtoi edhe një fakt presidentit serb.

“E kuptoj nevojën e Serbisë që në procesin e dialogut të angazhohet për interesat e veta, por po ashtu mendoj se pikërisht ky është momenti që opinioni në Serbi të jetë i njoftuar që sot Serbia në Kosovë dhe për Kosovën duhet të bisedojë me njerëzit të cilëve ua ka v ra fëmijët”.

E menjëhershme ishte përgjigja e presidentit Vuçiq. Ai i barazoi krímet që kanë k ryer serbët ndaj shqiptarëve dhe të shqiptarëve ndaj serbëve.

“Unë nga ju përfaqësuesit shqiptarë kurrë nuk kam dëgjuar se ju keni kryer ndonjë krím. Apo nuk keni bërë? Apo duart e juaja janë të pastra dhe vetëm duart e serbëve janë të përgj akura? Ne jemi krímínelë e ju jeni engjëj qiellorë. E kam vështirë ta besoj këtë tregim dhe në këtë më bindin edhe faktet”.

Kur u ndalën duartrokitjet, Vuçiq tha se kurrë nuk flet keq për shqiptarët, madje nuk mendon se serbët janë më të mirë se shqiptarët. Por, ato shpërthyen përsëri kur i garantoi një gjë Kamberit.

“Serbia kurrë nuk do të lodhet nga populli i vet në Kosovë dhe as nga Kosova”.

Kamberi përsëri kërkoi fjalën.

“Thatë që Saranda Bogujevci ka qenë në Beograd, kjo nuk është ndonjë arsyetim. A është dashur edhe atë ta v rasin?”.