SHBA mbështet hapjen e negociatave për Shqipërinë dhe RMV

Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbështesin pa asnjë kush tëzim nisjen e nego ciatave të anë tarësimit në Bashkimin Europian të Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut.

Pak ditë para mbledhjes së Këshillit Europian ku pritet të diskutohet edhe çështja e integrimit, Departamenti Amerikan i Shtetit, nëpërmjet zëdhënësit Ne d Price, ka kon firmuar edhe një herë qendrimin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës për nisjen sa më parë të nego ciatave.

“Ne mbështesim hapjen e negociatave të pranimit në BE me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë pa vonesa. Ne jemi duke u angazhuar në nivelet më të larta të qeverisë për të demonstruar përkushtimin tonë në rrugët evropiane të as pirantëve”, thuhet në deklaratë.

Kjo çështje ishte pjesë e diskutimeve edhe në samitin e vendeve të Ballkanit Perënidmor dhe Bashkimit Europian që u mbajt të enjten në Tiranë.

Gjatë atij takimi, kre u i qeverisë shqiptare theksoi edhe njëherë se Shqipëria i ka plotësuar të gjitha rekomandimet e BE-së dhe se tashmë i përket vendeve anëtare që të mbajnë premtimet e dhëna.

Ndërsa komisioneri i zgjerimit Oli ver Var helyi duke folur në krah të Ramës e cilësoi Qershorin mujin e vendimeve, ndërsa konfirmoi se po punohet fort nga ana e BE-së, që Shqipërisë e Maqedonisë së Veriut t’i ndizet më në fund drita jeshile sa i përket hapjes së negociatave.