Shkencëtarët: G jaku i hardhucës mund të shërojë Covidin

Një ekip kërkimor në një universitet në Tajlandë po heton për të parë nëse g jaku nga hardhuca mund të përdoret për të lu ftuar kancerin dhe korona viirusin.

Speciet e mbrojtura kanë sistem të fuqishëm imunitar, që jetojnë në ujëra të ndotur dhe konsumojnë m ish të kalbur dhe shkencëtarët thonë se duan të zhbllokojnë se kretet e tyre.

Profesori i asociuar Jitkamol Thanasak, një pedagog në Fakultetin e Mjekësisë Veterinare të Universitetit Mahidol, po udhëheq ekipin që studion karakteristikat e proteinave që formojnë pjesë të mbrojtjes imune të hardhucës.

Atyre iu dha leja nga qeveria për të mbledhur mostra g jaku nga hardhucat për shkak të statusit të tyre të specieve të mbrojtura. Studiuesit zbuluan se proteinat frenojnë rritjen e qelizave kancerogjene dhe disa baktereve

Ata mendojnë se ky efekt mund të shtrihet edhe në shtypjen e vi ruseve, përfshirë Covidin edhe pse kjo nuk dihet aktualisht.

Hapi tjetër është të vërtetojnë që përbërësit e g jakut pengojnë lloje të caktuara të qelizave kanc erogjene dhe baktereve, por që nuk ndikojnë në qelizat e shëndetshme në trupin e njeriut.

Ata presin që të përfundojnë studimin e tyre fillestar mbi g jakun e hardhucave deri në fund të vitit 2021 dhe më pas të provojnë nëse mund të l uftojë gjithashtu gripin, gripin e shpendëve dhe Covid-19.