Shkencëtarët zhvillojnë robotin me fytyrën sikurse të njeriut përmes mimikave në kohë reale

Shkencëtarët kanë arritur të krijojnë një kokë robotike që përshtat shprehjet e fytyrës me ato të njeriut në kohë reale, dhe e tërë kjo po arrihet falë fytyrës së lakuar me ngjyrë të kaltër.

Roboti i quajtur Eva përdor një lloj të inteligjencës artificiale për “të lexuar”, dhe më pas tërë ato mësime t’i shpreh përmes fytyrës dhe kamerës që përdor personi që i bën ato shprehje të fytyrës.

Aty janë “muskujt” artificial të lidhur me kabllo dhe motorët që precizojnë çdo shprehje në fytyrën e saj.

Shkencëtarët në Universitetin Columbia në New York, kanë bërë të ditur se fytyra sikurse e njeriut shfaq shprehjet e ngjashme me ato të një qenie njerëzore.

Eva mund të shpreh gjashtë emocione bazike, mllefin, frikën, kënaqësinë, pikëllimin, befasinë dhe gëzimin.