Shpresat për liberalizimin e vizave me Qeverinë e Kurtit kanë marrë fund!

Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Ariana Musliu- Shoshi ka thënë se sh presat e qytetarëve për të udhëtuar pa viza në BE, me qeverinë Kurti 2, kanë v dekur.

Musliu- Shoshi në një shkrim në “Facebook” ka shkruar se në prezantimin e punës 100 ditëshe të qeverisë, dy nga dy nga çështjet më të rëndësishme për vendin tonë liberaIizimi i vizave dhe strategjia ndaj shteteve të BE-së që nuk e kanë njohur pavarësinë e Kosovës nuk ishin temë e raportimit të Zëvendëskryeministrit për Integrim Evropian dhe Dialog, Besnik Bislimi.

Postimi i plotë:

Shpresat e qytetarëve tanë për të udhëtuar pa viza në BE, me qeverinë Kurti 2, kanë v dekur!

Në prezantimin e punës 100 ditëshe dy nga çështjet më të rëndësishme për vendin tonë liberalizimi i vizave dhe

strategjia ndaj shteteve të BE-së që nuk e kanë njohur pavarësinë e Kosovës NUK ishin temë e raportimit të Zëvendëskryeministrit për Integrim Evropian dhe Dialog, Besnik Bislimi.

Asgjë e re! Çdo premtim dhe çdo”parim” i fushatës zgjedhore rezuIton të jet i pavIerë.