Shteti Gjerman dhuron pajisje të reja për Ushtrinë e Kosovës (FOTO)

Në kazermën e Ferizaj u mbajte ceremonia e prezantimit të donacionit të qeverisë gjermane dhuruar për FSK-në. Në ceremoninë përkatëse, ishin të pranishëm ministri i Mbrojtjes , Armend Mehaj dhe ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Joern Rohde, ku u pritën nga komandantja e Komandës së Doktrinës dhe Stërvitjes, gjeneral brigade Irfete Spahiu.

Me këtë rast, ministri Mehaj falënderoi qeverinë gjermane për donacionin përkatës duke vlerësuar dhe shprehur mirënjohjen e thellë edhe për gjithë mbështetjen e deritashme në të gjitha fushat për Ministrinë e Mbrojtjes dhe FSK-në.

Ai theksoi se bashkëpunimi me Gjermaninë si një ndër partnerët kryesor në nivel të ministrive të mbrojtjes dhe forcave të dy vendeve do të rritet edhe më tej në fushat e interesit të përbashkët.