Skenari/ Erion Veliaj shkon në punë me biçikletë, takon rastësisht komisionerin dhe ambasadorin e BE-së

Çfarë rastësie?! Erion Veliaj, fare rastësisht, teksa ka qenë duke lëvizur me biçikletë, siç shkon përditë në punë, ka takuar në rrugë komisionerin për Zgjerimin e BE-së, Oliver Varhelyi dhe ambasadorin e BE-së në Tiranë, Luigi Soreca.
Fare rastësisht aty kanë qenë 4 fotografë, të cilët kapnin në të gjitha këndet Erion Veliajn teksa u jepte dorën dy zyrtarëve të lartë.
Pasi janë takuar, Erion Veliaj ka vazhduar rrugën për të l uft uar të v arfërit që shesin spinaq, n dërsa Varhelyi dhe Soreca kanë shkuar të takojnë Ramën.

Ka shumë që mendojnë se kjo është e planifikuar nga Veliaj, pasi si mundet që një person me xhaketë dhe këmishë të lëvizë me biçikletë, por janë vetëm zëra, sepse e gjitha ka qenë rastësisht. Tani në Europë do flitet për një k ryebashkiak që lëviz me biçikletë dhe jo për faktin se pak metra larg zyrës së tij po ngrihen disa kulla.