Sukseset nuk kanë të ndalur nxënësi korçar shpallet fitues i “Olimpiadës së Fizikës”

Një nxënës korçar shpallet fitues i Olimpiadës së Fizikës në rang vendi.
Ai është Emiljano Lako, që ka marrë përgëzime të shumta për këtë sukses, mes të tjerave edhe nga shkolla e tij ‘Raqi Qirinxhi’ që i bën dedikimin e një nxënësi model.
Emiljano Lako klasa 11, fiton vendin e parë në Olimpiadën e F izikës në rang republike.“

Me gëzim e krenari e përgëzojmë e falenderojmë jo vetëm si talent, por dhe si nxënësi me karakter të admirueshëm. Eshtë modeli i punës, i thjeshtësisë, e frymëzimit edhe për mësuesit.